20-04-2024

Çollaku, mbrojtësi shqiptar që refuzoi Maqedoninë për t’u bashkuar me kombëtaren e Kosovës

Një nga talentët që mund ta shfrytëzojmë në të ardhmen është edhe Redon Çollaku.

Mbrojtësi 15 vjeçar i klubit shqiptar, KF Shkëndija – Redon Çollaku edhe zyrtarisht është pjesë e kombëtares së Kosovës.Çollaku do të grumbullohet me ekipin e Kosovës U-16 në ditët e ardhshme, ku edhe do të kryejë stërvitjet e para me trajnerin, Besnik Kollari.Vlen të ceket se Çollaku ka refuzuar kombëtaren e Maqedonisë – për t’u bërë pjesë e ‘Dardanëve’.

GazetaBlic kishte raportuar më parë për cilësitë e mbrojtësit në rubrikën ‘Në përkrahje të talentëve’ – i cili ka kohë që ka shprehur dëshirën për të ndihmuar shpresat e Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.