Paraburgim për 31 të arrestuarit për mashtrim me subvencione
Gjykata e Prishtinës ka njoftuar se caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër 31 të arrestuarve në aksionin “Subvencioni 2021”.“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër 31 të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç”, njofton Gjykata.
Gjykata i ka caktuar masë të paraburgimit të arrestuarit me inicialet N.I. për veprën penale – keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar, – marrja e ryshfetit në bashkëkryerje dhe ushtrimi i ndikimit.“B.G për shkak të veprës penale Mashtrimi në detyrë nga neni 419 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së, J.S, A.R, A.GJ, për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Falsifikimi i dokumentit zyrtar nga neni 427 paragrafi 1 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Ndërsa G.L. i është caktuar masë e paraburgimit për veprën penale – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.“B.M për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së dhe Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 i KPRK-së dhe Marrja e ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 421 i KPRK-së, D.M, GJ.M, D.M, S.K, A.I, H.A, B.SH, SH.M, H.B, F.SH, S.Q, B.S, A.F, B.B, L.M për shkak të veprës penale Mashtrimi me subvencione nga neni 324 i KPRK-së, Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 i KPRK-së dhe Dhënia e ryshfetit nga neni 422 i KPRK-së, E.M, L.M, D.Z, A.N për shkak të veprës penale Mashtrimi me subvencione nga neni 324 i KPRK-së dhe Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Sipas Gjykatës, kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmes kësaj gjykate.Të premten, me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka realizuar një aksion i cili është vazhdim i aksioneve të mëhershme për rastin “Subvencioni 2021”, në disa lokacione të ndryshme të Kosovës