20-04-2024

Paraburgim për sulm ndaj bashkëshortes

Gjykata Themelore e Prizrenit duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale M.E. nga Pirana e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të sulmit.

Nga shkresat e lëndës rrjedh dyshimi i bazuar se në ditën kritike, me datën 01.02.2019 rreth orës 23:50 minuta, në shtëpinë e përbashkët e cila gjendet në Piranë, në të cilën jetojnë i dyshuari si dhe e dëmtuara me iniciale A.E. (bashkëshortja) e të dyshuarit.

“ Për shkak të problemeve familjare motiveve të ulëta të xhelozisë, i dyshuari pasi që fillimisht ishte fjalosur, më pas e fyen me fjalë të nivelit të ulët, dhe madje me dashje përdor forcën duke e sulmuar dhe goditur në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në kumtesën e gjykatës./GazetaePrizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.