Paraburgim personit nga Velezha e Prizrenit për frikësim të dëshmitarit
Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale N.K. nga fshati Velezhë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale pengimi i të provuarit dhe veprës penale frikësimi gjatë procedurës penale, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 18.09.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 17.10.2019.
Referuar gjykatës, me datën 16.09.2019 rreth orës 23.50 minuta në Prizren, të pandehurit në bashkëkryerje, me anë të detyrimit, frikësimit, bëjnë nxitjen e dëshmitarit për tu tërhequr nga dëshmia në procedurë gjyqësore.
“Ata e dërgojnë. H.-te daja i të dëmtuarit me iniciale M.J. me porosi që ai të tërhiqet nga deklarata që e ka dhënë në polici kundër vëllait të pandehurit me iniciale N.K.., kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale, thuhet në komunikatën dërguar mediave nga Gjykata Themelore e Prizrenit. /GazetaePrizrenit.net