24-11-2024

Paraburgim tiranasit për vjedhje në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji  të pandehurit me iniciale XH.A. nga Tirana, Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, vjedhje e rëndë

Nga shkresat e lëndës rrjedh dyshim i bazuar se në ditën kritike me datën 23.02.2019, rreth orës 02:40, në rrugën “Avni Rrustemi” në Prizren, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete, ia merr pasurinë e të dëmtuarës me iniciale G.A. në atë mënyrë që duke kapërcyer pengesat, hynë në shtëpinë e të dëmtuarës, mirëpo vërehet nga e dëmtuara dhe i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes.

Me këtë janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.