26-04-2024

Paralajmërohet përkeqësim i situatës me COVID-19

Mijëra raste të reja të infektuara me COVID-19 po vazhdojnë të regjistrohen në shumë shtete.

Tashmë 90 milionë e 156 mijë e 223 persona raportohet të jenë intektuar me këtë virus, ndërsa mbi 1.9 milionë persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Londër, për shkak të nivelit të lartë të zënies së shtretërve spitalorë, tani ekspertët britanikë presin që situata e COVID-19 të përkeqësohet më tej.

“Shifrat me COVID-19 pritet të rriten sërish përpara se të bien”, tha për BBC-në Simon Walsh nga Shoqata Mjekësore Britanike (BMA).

Situata është veçanërisht e keqe në Londër, ku, sipas raporteve, spitalet janë në kufi të kapaciteteve të tyre.

Numri i infektimeve të reja javore për 100 mijë banorë në Londër tani është më shumë se 1 mijë. Numri i pacientëve COVID-19 të trajtuar në spitale në Londër u rrit vetëm javën e parë të janarit me pothuajse një të tretën dhe numri i pacientëve në frymëmarrje të induktuar me më shumë se 40 %, sipas deklaratës së kryetarit të bashkisë.

Qindra zjarrfikës janë në ndihmë të shërbimit shëndetësor për të drejtuar ambulancat./GE

Asnjë koment

Comments are closed.