26-04-2024

Paralajmërohet shënim madhështor i 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

140 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sivjet do të shënohet në mënyrë madhështore, ndërsa pos autoriteteve më të larta të Shqipërisë e Kosovës, pritet të marrin pjesë edhe ata të shqiptarëve të Maqedonisë. Kështu paralajmëruan drejtuesit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

 

Në kontekstin e përgatitjeve, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” është mbajtur takimi i Komisionit Qeveritar për shënimin përvjetorit të LSHP-së, në të cilën morën pjesë përfaqësues të institucioneve të kulturës të Kosovës, të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

 

Ministri i KRS-së, Kujtim Gashi ka thënë se është biseduar për programin dhe aktivitetet, të cilat do të organizohen në Prizren, me 10 qershor, në vitin jubilar të LSH.  “Këtë vit, shënimi i kësaj ngjarje të rëndësishme historike do të shënohet në mënyrë madhështore”, ka thënë ai, pa dhënë ndonjë hollësi tjetër rreth formave të manifestimit.

Asnjë koment

Comments are closed.