25-04-2024

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë detaje për motin gjatë pesë ditëve të ardhsme, ku fushat me presion të lartë tëatmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të mbeten të qëndrueshme edhe për gjatë pesë ditëshit të parë të muajit nëntor.

Sipas institutit, parashihen rreze diell dhe vlera të temperaturave mbi mesataren për sezonin e stinës që jemi.

“Për gjatë relievit malor parashihen vranësira të shpërndara, ndërsa në orët e para të ditës do të ketë vesë dhe mjegull, e cila do ta zvogëlojë dukshmërinë horizontale nën 5km. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Të martën. Mot i ngjashëm , vetëm se parashihen më shumë vranësira të ulëta deri mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius. Të mërkurën, mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius, Të enjten mot kryesisht i ngjashëm, gjithashtu edhe në parametrat kryesor nuk parashihen ndryshime të ndjeshme. Minimalet ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimlate ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Të premten. Të premten mot më i freskët. Temperaturat minimale ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, thuhet në njoftim.

Vikendi parashihet me kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi që do të ketë rënie të temperaturave dhe reshje shiu. Do të fryjë erë e lehte deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperendimit.

Lexo edhe:

Dokumentari për tri ish-studentet nga Prizreni, të burgosura politike që rikthehen në burg për të rikujtuar dhe demonstruar tmerrin (VIDEO)

Asnjë koment

Comments are closed.