Parashikimi i motit për sot ( e hënë )
Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Acar i madh në orët e mëngjesit.
Në orët e mbrëmjes pritet shtim gradual i vranësirave, të cilat pak para apo rreth mesnatës pritet të gjenerojnë të reshura, fillimisht në perëndim të vendit, e më pas edhe në zona të tjera. Reshjet lokalisht do të jenë në formë të borës dhe shiut.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-39 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -13 deri në -6°C, ndërsa ato maksimale prej 1 – 6°C.
Në zonat me kthjellime do të jenë vlerat më të ulëta ekstreme, ndërsa në ato vende ku mbesin të pranishme vranësirat do të jenë vlerat më të larta. /MK