Parashikimi i motit për sot (e martë)

Për të Martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të cilat pritet të intensifikohen gjatë orëve të pasditës, e sidomos në mbrëmje.

Reshjet më pak të përqëdruara do të jenë në zonën perëndimore, veriperëndimore, veriore dhe atë verilindore.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të luhaten prej 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 10- 14  °C. Gjatë orëve të pasdites pason ulja e temperaturave.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-30 km/h./MK