15-07-2024

Parashikimi i motit për të enjten, 09.05

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Disa nga stuhitë mund të prodhojnë edhe breshër.

Reshjet do të jenë të pranishme në lokalitete që nga orët e para të 24-orëshit, dhe kështu do të vazhdojnë kohë pas kohe edhe gjatë ditës dhe mbrëmjes.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të veçanta pritet të jetë mjaft e fuqishme, kryesisht në zonat ku ka zhvillime të stuhisë, me shpejtësi prej 15-50 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 12 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 18°C. /MK

Asnjë koment

Comments are closed.