04-05-2024

Parashikimi i motit për të enjten ( 25.04.)

Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes. Ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Në zonat malore reshje bore.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 9 – 13°C. /MK

Asnjë koment

Comments are closed.