27-07-2024

Parashikimi i motit për të hënën ( 25. 03.)

Për të hënën parashikohet fillimisht të mbajë mot me reshje intensive të shiut dhe borës gjatë orëve të para të 24-orëshit, të cilat lokalisht do të vazhdojnë deri në orët e mëngjesit, kur edhe do të humbasin intensitet dhe territor, duke mbetur të izoluara vetëm në zona të caktuara.

Pra, dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara pritet të ketë reshje të izoluara shiu.

Në zonat malore, konkretisht në jug parashihet të bie prej 20-30 cm borë e re.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 13°C./MK

Asnjë koment

Comments are closed.