27-07-2024

Parashikimi i motit për të martën

Për të martën parashikohet mot kryesisht i vranët, ku në pjesën e parë të ditës mund të ketë reshje të izoluara shiu, ndërsa gjatë orëve të pasditës reshjet pritet të intensifikohen në pjesën dërrmuese të vendit, sidomos në mbrëmje.

Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të cilat më të përqëndruara do të jenë në zonën jugperëndimore, perëndimore, veriperëndimore, veriore dhe verilindore.

Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi prej 10-30 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 10- 13 °C, njofon Meteo Kosova, percjell Gazeta e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.