02-06-2026

Parashikimi i motit për të mërkurën, 03.06.

Të mërkurën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara në territorin e Kosovës, ndërsa vende-vende nuk përjashtohen riga të dobëta shiu.

Në mbrëmje, pritet të depërtojë një sistem parafrontal, i cili lokalisht do të gjenerojë rrebeshe shiu, të cilat gjatë natës pritet të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta.

Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius.

Asnjë koment

Comments are closed.