Parashikimi i motit për të mërkurën ( 08.05. )
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet fillimisht të ketë rrebeshe të izoluara, kryesisht në zonat malore, ndërsa në mbrëmje priten zhvillime lokale të vranësirave, duke gjeneruar rrebeshe edhe në disa zona të tjera, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, kryesisht në zonat ku ka zhvillime të ndonjë stuhie, me shpejtësi prej 15-45 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 26°C./MK