23-11-2024

Partnerja së shpejti do t’ia dhurojë një bebe kryeministres serbe Bërnabiq

Ana Brnabic dhe partnerja e saj Milica Durdic, me të cilën është në lidhje qe 8 vjet, së shpejti do të bëhen prindër.

Siç mëson revista serbe ‘Gloria’ Milica Durdic i është nënshtruar fekondimit artificial, dhe për këtë arsye, kohëve të fundit nuk ka bërë paraqitje publike.

Madje, Qendra Klinike për Radiologji dhe Rezonancë Magnetike në Serbi, në të cilin Durdic punon, i ka thënë këtij portal se ajo ka shkuar tashmë në pushimin e shtatëzanisë.

Sidoqoftë, ende nuk dihet se çfarë gjinie është foshnja.

Kryeministrja serbe dhe Milica janë në marrëdhënie serioze, madje dyshja kanë bashkëjetuar edhe para se Brnabic të zgjedhej kryeministre e Serbisë./Express/

Asnjë koment

Comments are closed.