Pas Golf 2-shit e stolisin edhe një kamion në Prizren
Qytete e fshatra, janë dekoruar në prag të festave të fundvitit, por kosovarët po tregohen kreativ edhe në dekorimin e veturava dhe mjeteve tjera të transportit.
Pas Golf 2-shit të stolisur, kompania ”Vëllezërit e Bashkuar” në Zhur të Prizrenit, ka dekoruar kamionin e punës duke i dhën një pamje interesante.
Deri në fund të këtij viti kanë mbetur edhe 10 ditë, ndërsa nuk dihet deri ku do të mbërrijë kreativiteti i kosovarëve në ditët në vazhdim./Zeri/