13-07-2024

Pas Osmanit, Lirisë i bashkohen edhe pronari i “ABI Qarshia”, A. Fusha dhe Berisha nga “Red Bull”!

Pas ndryshimeve të paralajmëruara te KF Liria se në krye të klubit do të jetë Valon Osmani, Albanian News merr vesh se atij do t’i bashkohen edhe dy biznesmenët e suksesshëm prizrenas,  pronari i ABI Qarshia, Alajdin Fusha dhe menagjeri i Red Bull Arben Berisha.

‘Valon Osmani pritet të jetë pronar i ri i klubit, derisa Alajdin Fusha dhe Arben Berisha do të jenë aksionar të ri te KF Liria. Në ditët në vazhdim mund të ketë edhe prurje të reja në bordin e ri, i cili punën pritet të nisë nga qershori i këtij viti’!

Albanian News ditë më parë ka njoftuar se Osmani do ta pasojë Rahman Kiçen pronarin aktual të klubit.

Liria edhe pse ka rënë edhe matematikisht nga liga, me dy paraqitjet e fundit, barazimin me Dukagjinin dhe fitoren ndaj Fushë Kosovës po dëshmohet klub i madh dhe që e respekton Albi Mall Superligën deri në fund!

Nën drejtimin e ri, Liria pritet të nis punën me të përfunduar ky edicion, në mënyrë që përgatitjet për konsolidim të skuadrës të jenë me kohe!

Asnjë koment

Comments are closed.