02-12-2024

PDK-ja, e bindur: Do t’i marrim 30 përqind të votave

Zyrtarët e PDK-së, Valdete Idrizi dhe Abelard Tahiri, në Debat Plus kanë dhënë parashikimet e tyre se kush do të fitojë zgjedhjet e 6 tetorit.

Tahiri dhe Idrizi kanë thënë se PDK-ja do të dalë e para me 31 për qind. Partinë e dytë ata e kanë radhitur LDK-në, pastaj koalicionin AAK-PSD, të katërtën Vetëvendosjen.

Sipas zyrtarëve të PDK-së, Nisma-AKR nuk do ta kalojnë pragun.

Sipas zyrtarëve të PDK-së, kjo parti do të fitojë në shumicën e komunave të Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.