Për dy ditë rresht në Prizren kanë ndodhur lindje gemellare (binjake), transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara, në jetë kanë ardhur 13 të foshnje.
Sa i përket gjinisë prijnë meshkujt, pasi shtatë nga të porsalindurit janë të kësaj gjinie, ndërsa gjashtë vajza.
Karakteristikë është se për dallim nga lindja e djeshme binjake, ku të dy foshnjat ishin djem, këtë ditë ato ishin të dy gjinive.
Gjatë kësaj kohe, numri i lindjeve “cezariane” (me operim), ka qenë katër. /GazetaePrizrenit.net/