Për Gratë e Krushës dhe DokuFestin, sot merret vendimi për mbështetje financiare
Me fillim nga ora 14:00, kryeministri Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë. Ndër pikat e rendit të ditës është propozim-vendimi që Rifat Jasharit t’i jepet statusi qytetar me merita të veçanta, propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për festivalin e filmit Dokufest, po ashtu në rend dite është edhe ndarja e mjeteve për kooperativën e grave të Krushës.
Ekzekutivin e presin edhe vendime për ndarje në shfrytëzim të pronave të komunave, ku figurojnë kërkesa e Komunës së Prizrenit, Podujevës, Ferizajt dhe Rahovecit.
Shpronësimi për ndërtimin e qarkores së Gjakovës, përkatësisht pjesa e rrugës Gjakovë-Prizren është në rend dite të qeverisë, gjithashtu pjesë e agjendës është edhe zbatimi i programit kombëtar të MSA-së, për gjashtë mujorin e parë të këtij viti.
Pas mbledhjes së Qeverisë, nga ora 15:00, kryeministri Haradinaj ka organizuar pritje për pjesëtarët e komunitetit egjiptian nga diaspora./koha.net