Për një javë mbi 100 mijë persona nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri

Qytetarët nga Kosova edhe në fillim të shtatorit ia kanë mësyrë Shqipërisë.

Vetëm gjatë javës së parë të këtij muaji, mbi 100 mijë qytetarë nga Kosova ia kanë mësyrë bregdetit shqiptar.

Në të dhënat nga policia e Kufirit dhe Migracionit, mbi 100 qytetarë kanë hyrë në Shqipëri vetëm përmes pikës kufitare Morinë, shkruan ATSH.

Ndërkohë raportohet që vijohet të punohet me procedurë të përshpejtuar e me kapacitet të plotë, me 6 sportele.