23-11-2024

Përdorën dhunë gjatë arrestimit të qytetarëve për shkelje të masave, hetime për policët kosovarë

Institucioni i Avokatit të Popullit do të fillojë hetimet gjatë vitit të ardhshëm për ankesat që kanë pranuar lidhur me policët kosovarë të cilët kanë përdorur dhunë gjatë arrestimit të qytetarëve për shkelje të masave kundër përhapjes së koronavirusit, raporton Express.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar Avokati i Popullit, Naim Qelaj në një intervistë për Gazetën Express dhe Televizionin 7.

“Parimi i të drejtave të njeriut, çdo veprim që e cenon këtë gjë është shkelje. Në këtë rast kam vendos që vitin që vjen të bëhet një analizë gjithë përfshirëse, edhe në aspekt të temave që janë aktuale dhuna në familje, pastaj si janë trajtuar qytetarët me pako, si dhe në kohën kur ka pas shkelje të masave, dhe forca e tepërt ndaj atyre është e jashtë ligjshme paraqesin një sjellje arbitrarë të personave që janë të veshur me pushtet”, ka thënë Qelaj.

Ai ka treguar se gjatë kohës së pandemisë kanë pranuar 844 ankesa, të kategorive të ndryshme.

“Kemi pas ankesa të ndryshme,  nga grupet e ndjeshme grupet në nevojë p.sh pensionistët grupet të ndryshme që përfitojnë nga skema pensionale sipas tyre, pakoja emergjente, nuk i ka trajtu në mënyrë të para bartë, dhe ti plotësojnë nevojat që i kanë bo se na duhet me bo hetime”, ka treguar Qelaj.

Në mesin e atyre që kanë drejtuar ankesa në zyrat e këtij institucioni kanë qenë edhe personat e infektuar me COVID-19. Disa prej tyre shkaku i infektimit nuk janë lejuar të marrin pjesë në provime dhe nuk u është dhënë as mundësia që të hyjnë në provime më vonë.

‘’Rastet kur për shkak të kufizimeve, qytetarët janë privuar nga disa të drejta, në këtë rast jo vetëm për shkëputje kontrate, pas kalimit të kësaj situate duhet të dalin me nje politikë që të tejkalohet kjo situatë, por edhe në drejtim, të drejtat me afate nuk janë shty edhe pse personat me Covid nuk kanë pas mundësi të marrin pjesë në intervista për punë pastaj edhe rastet për provime studentët, edhe pse e kanë pas raportin për COVID’’, ka deklaruar Qelaj./Express

Asnjë koment

Comments are closed.