23-11-2024

Përfshihet nga zjarri objekti i postës në Krushevc të Dragashit

Në fshatin Krushevc të Dragashit është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë objekti i postës i cili gjendet jashtë funksioni.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes dje kanë dalë njësitë relevante dhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.