Përfundojnë ndeshjet ja rezultatet e sotme dhe tabela e Superligës
Përfunduan dy ndeshjet e fundit të javës së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku Prishtina triumfoi si mysafire e Dukagjinit ne Klinës, me rezultat 1: 0.
Pas kësaj fitore, Prishtina ngjitët në vendin e tretë me 25 pikë, kurse, Dukagjini është e teta me 17 sosh.
Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Malisheva, e cila mundi në udhëtim Gjilanin, me rezultat 0-1.
Përballja mes gjilanasve dhe Malishevës, ka dhënë një lojë mesatare, derisa ishte Faton Bunjaku (90+3’), i cili realizoi golin e fitores për Malishevën dhe vetmin në këtë duel.
Malisheva ngjitët në vendin e dytë me 28 pikë, ndërkaq, Gjilani mbetet në pozitën e gjashtë me 17 sosh. /GS Sport