Përleshje me thika në Prizren: Një 50-vjeçar i lënduar rëndë, disa detaje
Një therje me thikë ka ndodhur më herët në rrugën ‘Muharrem Hoxha’ në Prizren, ku janë përfshirë tre persona.
Rastin për Gazetën Sinjali tashmë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“E konfirmoj rastin, janë shoqëruar dy persona pasi kanë sulmuar një person të moshës rreth 50 vjeç, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, tha Gashi.
Sipas tij tashmë është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim me të janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet lidhur me rastin. /GazetaSinjali/