01-05-2024

Përleshje në Prizren: Një person theret me thikë, dërgohet në spital

Një ngatërresë mes dy personave ka ndodhur mbrëmë, në afërsi të restorantit Royal në Prizren. Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast një person ka pësuar lëndime trupore.

Për pasojë, ai është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur pas një zënke mes dy palëve, që çoi në konflikt fizik. Viktima ka qenë në gjendje të dehur, kur i dyshuari e ka goditur me thikë, duke i shkaktuar plagë në krah.

Asnjë koment

Comments are closed.