28-04-2024

Vjedhje e rëndë në Prizren

Një person ka rënë pre e një vjedhjeje, pasi hajnat hynë me forcë në shtëpinë e tij.

Personat në fjalë, të panjohur për viktimën, nga shtëpia morën para të gatshme, tri ora dore dhe një telefon.

Rasti ka ndodhur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, rreth orës 01:20.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar.

Asnjë koment

Comments are closed.