Përshtypjet e Presidentit Meta nga pushimet: “U nisëm për Prevallë, por u kthyem nga një përrallë” (foto)
Presidenti i Shqipërisë është kthyer në Tiranë, pas qëndrimit për pushime në Prevallë të Prizrenit.
Pas kësaj, në rrjetet sociale ai ka promovuar bukurinë e saj dhe të trevave shqiptare, ndërsa për Prevallën ka shkruar: “U nisëm për Prevallë, por u kthyem nga një përrallë
Postimi i tij në facebook:
“Mirëmëngjes të dashur miq! Duke ju uruar një fundjavë të mbarë po ndaj me ju disa momente nga pushimet malore në Kosovë. U nisëm për në Prevallë por u kthyem nga një Përrallë. 12 ditë, njëra më e bukur se tjetra, në lartësi 1600 metra atje ku kryqëzohen rrymat ajrore, detare e malore në zemër të Bjeshkëve të Sharrit”.
Duke qenë në Prevallë, Meta ka vizituar edhe Komunën e Suharekës./GazetaePrizrenit.net