19-04-2024

Kryqi i Kuq i Kosovës kërkesë urgjente nga banorët e Suharekës

Derisa në Suharekë po vazhdon gjendja emergjente pas vërshimeve, Kryqi i Kuq i Kosovës, do të shpërndajë ndihma për banorët, por si kërkesë urgjente ka lëshimin e ndonjë lokali për deponim të ndihmave.

Kryqi i Kuq në Kosovë, dega në Suharekë iu ka drejtuar qytetarëve që kanë lokale të zbrazura dhe me qasje të lehtë nga maunet, që t’ia japin në shfrytëzim Kryqit të Kuq, për deponim të ndihmave deri të kalohet gjendja emergjente pas vërshimeve, përafërsisht për 15 ditë./k.n

Kryqi i Kuq i Kosovës kërkesë urgjente nga banorët e Suharekës

Asnjë koment

Comments are closed.