24-10-2024

Ballkani e nis mbarë ndaj Ludogoretsit

Ballkani e nisi me fitore garën kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Skuadra suharekase, sonte fitoi ndaj Ludogoretsit, në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 2:0 ndaj kampionit bullgar, që vlerësoheshin si favorit deri para ndeshjes.

Në pjesën e parë, Meriton Korenica shënoi në minutën e parë shtesë 45+1’.

Mirë nisi edhe pjesën e dytë, ku Qëndrim Zyba shënoi në minutën 55, me asistimin e Korenices.

Ky ishte takimi i parë mes këtyre dy skuadrave në kuadër të rrethit të parë kualifikues në garën elitare për klube.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 19 korrik, në “Ludogorets Arena”.

 / Gazeta e Prizrenit / 

Asnjë koment

Comments are closed.