23-04-2024

Përurohet objekti i sallës së edukatës fizike në shkollën e Zhurit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi-Vezgishi, sot kanë bërë përurimin e sallës së re të edukatës fizike të shkollës “Dëshmorët e Zhurit” në fshatin Zhur.

Në njoftimin e Komunës, thuhet se kjo sallë që përfshinë një sipërfaqe prej 1.145 metër katrorë, i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme sportive duke përfshirë hapësirë të lojërave sportive, gardërobat, banjot dhe nyjet sanitare për nxënës (femra dhe meshkuj), hapësirën dhe nyjet sanitare për mësimdhënësit si dhe hapësirat për rekuizita.

Haskuka ka deklaruar  se po ashtu është bërë renovimi i tërësishëm i sallës së edukatës fizike në gjimnazin “Gjon Buzuku”, si dhe janë në përfundim të sipër të punimeve për ndërtimin e sallës së shkollave “Haziz Tola”, “Fatmir Berisha” në Prizren dhe në shkollën  Mushnikovës./GazetaePrizrenit

Imazhi mund të përmbajë: qiell, shtëpi dhe jashtë

Asnjë koment

Comments are closed.