20-04-2024

Xhavit Ukaj tregon arsyet pse nuk iu lejua kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit

Në listën e kandidatëve për deputetë të cilëve i’u është ndaluar kandidimi me vendim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është edhe Xhavit Ukaj nga LDK-ja.

Ukaj në një prononcim për “Gazeta Blic” ka thënë se arsyeja e mos lejimit të kandidmit është fakti se ka patur një dënim me gjobë.

“Kam pas një dënim me gjobë dhe sipas vendimit të Kushtetueses edhe unë jam jashtë listës” tha shkurt Ukaj.

47 kandidatë për deputetë, pjesë e listave zgjedhore sipas vendimit të fundit të KGJK nuk lejohen të kandidojnë për shkak të dënimeve që kanë patur në tri vitet e fundit.

Pjesë e listës së personave që nuk u lejohet kandidimi në zgjedhjete 14 shkurtit është edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti.

Asnjë koment

Comments are closed.