27-04-2024

Përurohet  sistemi i ri i ujësjellësit në Gjonaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me banorët e fshatit Gjonaj dhe zyrtarë lokal kanë bërë përurimin e sistemit të ri të ujësjellësit në këtë fshat, i cili do t’ju mundësojë banorëve 24 orë qasje në ujë të pijshëm.

Në njoftimin e Komunës, thuhet se gjatë punimeve që kanë zgjatur më shumë se 1 vit e gjysmë, është bërë ndërrimi i tërësishëm i gjithë gypave të ujësjellësit dhe është bërë vendosja e orëve matëse në 800 puseta të ujit.

Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe jashtë

Me këtë rast, Haskuka ka thënë se banorët e fshatit Gjonaj me vite të tëra janë ballafaquar me problemin e furnizimit me ujë të pijshëm, ndërkaq këtë problem të kamotshëm ka arritur që ta zgjidhë gjatë qeverisjes, ashtu edhe siç iu kishte premtuar.

Ai po ashtu njoftoi se aktualisht janë duke vazhduar punimet për rregullimin e rrugëve të ndryshme në këtë fshat, të cilët më pas do shtrohen me asfalt./GazetaePrizrenit.net

Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, njerëz të ulur dhe jashtë

Asnjë koment

Comments are closed.