Përveç karantinës, Korisha përballet edhe me mungesë të energjisë elektrike
Drejtori për Emergjenca dhe Siguri në komunën e Prizrenit, Faruk Dakaj ka reaguar përmes një postimi në ‘facebook’ se Korisha që ndodhet në karantinë gjatë ditës së sotme, po përballet edhe me mungesë të energjisë elektrike.
Postimi i plotë:
Karantina po respektohet dhe mirëkuptohet nga banorët në Korishë, por duam rrymë nga KEDS.
Përderisa Ministria e Shëndetësisë po bën të pamundurën në luftën ndaj Covid-19, duke ndërmarrë hapa vetëm e vetëm për ta tejkaluar sa më leht përhapjen e kësaj pandemie në të cilën ndodhet jo vetëm Kosova por i gjithë globi, njejt nuk po vepron KEDS-i edhe pse i paguajm mjaftë shtrejt faturat e tyre për furnizim me energji elektrike.
Fshati Korishë në Prizren, edhe pse gjendet në karantinë, KEDS nuk çan kokën për këtë, vetëm sot gjatë ditës është hera e dytë që fshati po përballet me reduktime të rrymës, reduktime ka pasur edhe gjatë ditëve tjera po në kohë karantine, kjo nuk është humane, përpos që është shumë e padrejtë. Nuk mundet të mbahet pastërtia në nivel në munges të rrymës.
KEDS duhet të japë përgjegjësi për këtë situatë të krijuar. Institucionet qëndrore duhet t’i kërkojnë llogari menaxhmentit të KEDS-it për këtë veprim, që nuk është hera e parë.