Policia e Prizrenit po heton rastin e thyerjes së veturës së mërgimtarit nga Gjermania
Policia në Prizren konfirmoi se është duket hetuar rastin e thyerjes dhe vjedhjes në një veturë, që ndodhi dy ditë më parë në parkingun e Qendrës Tregtare “Abi Qarshia”, pamjet e të cilës qarkulluan nëpër rrjetet sociale.
Njëri nga zyrtarët nga zyra për Informim e Policisë, Vesel Gashi, tha se hetimet e stacionit policor janë duke u marr me këtë rast.
“Po analizohen provat e gjetura në vendin e ngjarjes si dhe të kamerave”, tha për “GazetaePrizrenit.net “.
Në videon e publikuar shihet një hajdut teksa thyente xhamat e veturës së një mërgimtari nga Gjermania. Ngjarja ndodhi pardje rreth orës 16:00.
Sipas pronarit, krejt çfarë ishte marrë nga vetura ishte një çantë me një kabllo dhe 100 euro. /GazetaePrizrenit.net/