Policia gjen veturën që u përdor për plaçkitje në Suharekë
Burimet e televizionit brenda Policisë së Kosovës kanë bërë me dije që vetura që u përdor për të kryer plaçkitjen në një nga argjentaritë në qytetin e Suharekës ku u vodhën ari në vlerë mbi 200 mijë euro është gjetur në bjeshkë.
Siç mëson Dukagjini, veturën Policia e Kosovës e ka gjetur në bjeshkët e Devetakut, saktësisht në trekëndëshin Jezerc-Budakovë-Devetak./RTV Dukagjini
