19-09-2024

Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Prizren-Suharekë ku vdiq një 40 vjeçar 

Policia, sot dha detaje për aksidentin e djeshëm fatal në rrugën Prizren-Suharekë ku vdiq 40 vjeçari Adem Mehmet Qamaj.

Sipas raportit dy vetura janë përfshirë në një aksident mes vete, ku si pasojë ka vdekur njëri nga drejtuesit e veturave, percjell Gazeta e Prizrenit.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Ura e Topliqanit, Suharekë/ 15.08.2024-06:15. Dy vetura me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete, ku si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit e veturave ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Asnjë koment

Comments are closed.