Policia jep disa hollësi të reja rreth vdekjes së çiftit në Prizren
Policia ka dhënë disa hollësi, rreth vdekjes së djeshme të çiftit bashkëshortor në Prizren.
Çifti që kishte ardhur para tri ditësh nga Suedia në vendlindje Durim Hadri dhe Suada Hadri u gjetën pa shenja jete dje në mëngjes në shtëpinë e tyre, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë po cilësohet si vrasje e rëndë. Në raportin e sotëm të policisë, thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë dhe dy gëzhoja.
Sipas prokurorisë, në trupat e viktimave janë vërejtur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Gjatë shikimit në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë e zjarrit – pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë arma me të cilën është kryer vepra penale.
Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, ka thënë sot policia./GazetaePrizrenit.net