23-11-2024

Policia jep edhe disa informata rreth aksidentit fatal afër Suharekës

Policia ka dhënë informacionet  të reja rreth aksidentit të djeshëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Suharekws ku mbet e vdekur një vajzë nga Kumanova.

Në raportin 24 orësh, të policisë, thuhet se ngasësja e veturës e ka humbur kontrollin e makinës nga pakujdesia dhe ka përfunduar në mbrojtëset e rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti, edhe katër persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. Dy meshkuj dhe dy femra, të gjithë shqiptarë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa njësitë policore ende janë duke e hetuar rastin./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.