26-04-2024

Policia jep hollësi rreth mbytjes së 10-vjeçarit nga rrethina e Rahovecit në Drinin e Bardhë

Policia sot ka dhënë disa hollësi rreth rastit të fëmijës 10-vjeçar, nga fshati Kramovik i Rahovecit, që u mbyt dje në ujërat e Drinit të Bardhë.

Për rastin e viktimës Odise Thaçi, ka shkruar ka njoftuar edhe “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas policisë viktima (K/Shqiptar) i moshës 10 vjeç derisa kishte qenë së bashku me disa fëmijë tjerë, kishte rënë në ujërat e lumit Drini i Bardhë.

“Raportohet se pas një kohe viktima është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë  njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë ju ka liruar familjarëve./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.