Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në Prizren për ta arrestuar këtë person (foto brenda tekstit)
Policia Rajonale e Prizrenit, po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar Burhan Cej.
Ai është duke u kërkuar për veprën “Vjedhje në Tentative” dhe “Prezantim i rremë”, raporton Gazeta e Prizrenit.
Njoftimi i plotë:
Nëse ka dikush informacion në lidhje me të kërkuarin Burhan Cej, të informoj policinë menjëherë, thuhet në kërkesën e policisë dërguar mediave.
“Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren është duke hetuar rastin “Vjedhje në Tentative” dhe “Prezantim i rremë”.
Informatat mund të përcillen përmes numrave zyrtar si më poshtë:
Nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, ne Prizren 029 244 355
Të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale.
Ju mund të dërgoni informatat e juaja edhe në adresën elektronike info@kosovopolice.com apo ne aplikacionin “Lajmëro Policin딓, thuhet në njoftimin e policisë.
Bashkangjitur e keni foton dhe të dhënat e personit të dyshimtë i cili po kërkohet nga Hetimet Rajonale në Prizren.