23-11-2024

Policia: Në Hasin e Prizrenit ndodhen 6 raste të vjedhjeve në tremujorin e fundit

Policia të hënën njoftoi për numër më të vogël të rasteve të vjedhjeve në fshatin Gjonaj dhe në rajonin e Hasit në përgjithësi, ndryshe  nga njoftimet e raportuara jozyrtarisht, raporton Gazeta e Prizrenit.

Një  delegacion nga kryesia e fshatit Gjonaj sot u takua me drejtorin e Policisë rajonale në Prizren, Faton Alija. Vjedhjet që ndodhën në orë e mbrëmjes së të shtunës në Gjonaj, shqetësimet e banorëve dhe nga frika e përsëritjes së rasteve, ishin temat e diskutuara në këtë takim.

Hap fotografinë

Zëdhënësi rajonal i Policisë në Prizren Shaqir Bytyqi, tha për portalin se numri i rasteve të vjedhjeve të fundit ka qenë më i vogël se ai që ka dalë nëpër rrjete sociale. “Së fundi në Gjonaj janë raportuar tri raste të vjedhjes dhe një tjetër i mbetur në tentativë, ndërsa policia po punon për zbulimin e të dyshuarve”, tha ai për Gazetën e Prizrenit.

Sipas zëdhënësit, në 18 fshatra të Hasi gjatë tremujorit të fundit janë raportuar gjithsej 6 raste të vjedhjeve.

Ndërkaq, si Bytyqi ashtu edhe përfaqësues të fshatit Gjonaj, njoftuan se Drejtori i Policisë, Alija, është zotuar për shtimin e patrullave të policisë në rajonin e Hasit, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe parandalimit të rasteve.

Në Gjonaj vitet e fundit kanë ndodhur edhe disa raste të tjera të vjedhjeve, kryesisht në shtëpi të mërgimtarëve që ndodhen me punë jashtë, ndërsa hajdutët preferonin të operonin gjatë orëve të natës. /Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

Shaqir Totaj – kryetari i Prizrenit që punësoi më së shumti familjarë

Asnjë koment

Comments are closed.