03-10-2024

Policia në Prizren: Dibran Hoxha është vetëdorëzuar në polici

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, ka thënë për Insajderi, se Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra City”, është vetëdorëzuar dje paradite në Policinë Rajonale në Prizren.

Berisha tha se ai menjëherë është intervistuar nën prezencën e avokatit të tij mbrojtës, dhe pastaj Prokurori kujdestar ia ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh.

“Dibran Hoxhës i është lënë një ftesë në shtëpi, nga hetuesit e Policisë. Ai sot në orën 10:00 është paraqitur vetë në Drejtorinë Rajonale në Prizren. Është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është ndalë në mbajtje”, ka thënë Berisha.

Ai ka treguar se ndaj Dibran Hoxha ka aktakuzë nën dyshimin për rrahje dhe lëndim trupor të një punëtori të lokalit të tij.

“Janë rreh kështu ndërmjet vete me një punëtor. Dicka për një pagë që është dashur ta paguajë Dibran Hoxha, ndaj atij punëtori”, ka thënë Berisha.

Por, ky nuk është rasti i vetëm i Dibran Hoxhës. Ai ka shkelur ligjin mbi 150 herë. Ishte arrestuar e liruar disa herë. Së fundmi kishte qëndruar 20 muaj në burg./Insajderi.com/

Asnjë koment

Comments are closed.