Policia e Kosovës edhe një herë APELON të gjithë qytetarët që të kontribuojnë në sigurinë e trafikut rrugor duke bashkëpunuar me policinë në parandalimin e këtyre garave, vetëdijesimin e personave që merren me organizmin e garave ilegale dhe raportimin me kohë në polici për çdo informacion që kanë për persona apo grupe që planifikojnë të organizojnë gara dhe bashkërisht të mundemi t’i ndalojmë dhe ndaj të dyshuarve policia të merr masat e duhura ligjore.
Mbajta e këtyre garave ilegale rrezikon seriozisht sigurinë e të gjithë atyre që janë pjesë e trafikut rrugor, andaj mos hezitoni të jepni kontributin tuaj për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik pa dallim.