Policia shpall në kërkim një shtetas turk, dyshohet për vrasjen në Prishtinë
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur personin e dyshuar dhe ka publikuar fotografinë e tij.
“Referuar rastit të vrasjes që ka ndodhur sot rreth orës 12:00 ne rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë. Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, pas identifikimit të personit të dyshuar me autorizim të Prokurorisë së shtetit, shpallë në kërkim personin e dyshuar; ATILA YALDIRIM (1967), shtetas i Turqisë. Duke i falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm, në veçanti për këtë rast, po ju përcjellim fotografinë e pesonit të dyshuar dhe kërkojmë nga të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e personit të kërkuar ta njoftojnë policinë në numrin 192″, thuhet në komunikatën e Policisë.
Policia tha se dyshon se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda së njëjtës veturë “dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën”.
Revolja, me të cilën dyshohet është kryer krimi është gjetur 100 deri 150 metra nga vendi i ngjarjes, në një kosh plehrash.