Policia shpall një person në kërkim, publikon edhe fotot
Ajo ka publikuar fotografinë e personit në kërkim dhe ka bërë apel për të gjithë qytetarët se nëse e shohin të lajmërojnë policinë.
“Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni policor Jugu në Prishtinë, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale; Vjedhje grabitqare. I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion për identitetin ose vendndodhjen e këtij të dyshuari, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportoj në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

