23-11-2024

Posta e parë e Prizrenit

Njihet si Posta e parë e qytetit, por godina dykatëshe në lagjen e njohur si “Saraj” ka kohë që nuk e kryen këtë funksion.

Që nga viti 1967-68 disa familje e shfrytëzojnë për banim.

Është monument kulture, i mbrojtur me ligj, prandaj me fonde të shtetit, në vitin 2017, u restaurua, shkruan sot Koha Ditore.

E objekti u ndërtua diku nga fillimi i shekullit XIX. Shkruhet të jetë ndërtim i familjes së fuqishme të Prizrenit në atë kohë, Rrotlla.

Pinjolli më i rëndësishëm i saj ishte Emin Pasha.

 

Asnjë koment

Comments are closed.