02-11-2024

Prilli, më i nxehti në 80 vitet e fundit në Kosovë

Kosova në pesë ditët e ardhshme do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira të cilat  gjatë javës vende-vende do të sjellin riga lokale të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi deri 13m/s. Sot është dita e fundit e muajit prill. Ky muaj krahasuar me prillet e së paku 80 viteve më parë, del të jetë më i nxehti”, thuhet në njoftimin e Instituti hidrometeorologjik i Kosovës./kosovapress/

Asnjë koment

Comments are closed.